Debutoi me fitore tek United, këto janë fjalët e Rangnick pas ndeshjes

Ralf Rangnick debutoi me fitore në stolin e Manchester United, teksa mposhti e shifrat 1-0 skuadrën e Crystal Palace, duke iu falur kështu golit të Fred.

Pas ndeshjes tekniku i djajve të kuq u shpreh i lumtur për fitoren e arritur nga djemtë e tij.

Rangnick madje tregoi se skuadra e kishte surprizuar dhe nuk e priste që të reagonte me një paraqitje të tillë në sfidën e sotme.

“Jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajti skuadra, sidomos në 30 minutat e para. Presingu ynë ishte i shkëlqyer, na mungoi vetëm goli. U mbrojtëm mirë dhe e kontrolluam ndeshjen gjatë gjithë kohës.

Mbajtja e paprekur e portës ishte shumë e rëndësishme. Kam mbetur realisht i befasuar nga loja e djemve, duke marrë parasysh edhe faktin që kemi zhvilluar vetëm një seancë stërvitore së bashku.

U paraqitëm shumë më mirë se pritshmëritë. Është gjithmonë më e lehtë të ndërtosh kur skuadra vjen nga një periudhë e suksesshme. Në përgjithësi, unë jam shumë i kënaqur me mënyrën se si luajtëm sot”, deklaroi trajneri gjerman.


Shtuar 5.12.2021 19:34