Debutimi i Mateo Dedës në Kategorinë e Parë, Jul Deda: Jam krenar, puno fort dhe qëndro modest!

Mateo Deda zbriti për herë të parë në fushë si profesionist me fanellën e Korabit këtë fundjavë. 17-vjeçari, i formuar te Tirana, e nisi kështu rrugëtimin e tij në Kategorinë e Parë, ndërsa mbiemri i tij mbart edhe një peshë të veçantë: ai është djali i aktorit Julian Deda dhe nipi i artistit të madh Zef Deda.

Pas këtij hapi të rëndësishëm në karrierën e të birit, Jul Deda reagoi në rrjetet sociale. Në mesazhin e tij u shfaq qartë krenaria e një babai, ndërsa tregoi edhe premtimin që i kishte bërë Mateos për të lënë duhanin në momentin kur ai do të firmoste kontratën e parë profesionale.

Të lidhura

None found

“I kisha premtuar se kur të bënte kontratën e parë profesionale do lë duhanin, por nuk e dija që do vinte kaq shpejt ky moment. Jam i lumtur që erdhi kjo ditë, jam krenar për punën dhe pasionin me të cilën u rrite dhe u brumose.

Asgjë nuk vjen me shkop magjik, gjithçka ka nevojë për kohën e vet, duhet shumë përkushtim, sakrificë dhe dashuri. Zoti ta bëftë mbarë kampioni im dhe mos harro kurrë nga ke ardhur dhe si ke ardhur. Qëndro modest, i përkushtuar, pasionant dhe mbi të gjitha puno fort dhe shijoje punën tënde. Paç fat, të dua”, shkruan Julian Deda.


Shtuar 7.09.2026 20:02

sultanbeyli escortiptvSüperbetinMarsbahisonwinanında indexgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetCratosroyalbetPusulabetCasibomCasibomCasibomHoliganbetHoliganbetvize başvurumarsbahisgrandpashabetgrandpashabetligobetonwinjojobetdeneme bonusu veren güvenilir sitelerHoliganbetJojobetjojobet girişMarsbahisextrabetjojobetCasibomjojobetmarsbahis girişBahsegelsekabetjojobetBahsegel