De Ligt: Rinovimi? Tani jam i fokusuar vetëm në fushë

Matthijs de Ligt ka pohuar se çështja e rinovimit me klubin e Juventus-it nuk është prioritet për të në këto momente.

“Rinovimi nuk është prioriteti im kryesor tani. Jam i fokusuar vetëm tek loja dhe performanca ime për të bërë mirë me ekipin tim. Në Seria A jemi në vështirësi dhe duhet të fokusohemi tek ndeshjet.

Tani jemi në nëntor dhe duhet shumë punë sepse mendoj se kemi ngelur mbrapa”, tha holandezi 22-vjeçar në një konferencë për shtyp./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2021 16:11

Tags: