Lengjenda angleze, David Beckham është emocinuar gjatë fjalimit në dasmën e djalit të tij të madh Brooklyn duke u përlotur.
Sipas “The Sun”, Beckham mbajti një fjalim shumë emocionues dhe gjithashtu i bëri dhuratë të rinjve një makinë tip “Jaguar” të vitit 1954 i cili kap vlerën e gjymë milioni dollarë.
“Ai po fliste se kur lindi Brooklyn dhe se si donte ta mbronte. Ai tha se ishte duke fjetur në dyshemenë e spitalit, duke e mbajtur derën mbyllur sepse nuk donte të linte askënd të hynte brenda.Davidin e mbytën emocionet dhe iu desh të ndalonte dhe të merrte frymë për të rifituar me qetësinë, por ishte një fjalim shumë i ëmbël,”-tha ai.
Ceremonia u zhvillua të shtunën në Palm Beach, Florida. Festa e dasmës vazhdoi deri në orën 3 të mëngjesit, me muzikë live.