Covidi bën “kërdinë” edhe tek Atletico, 5 raste të reja pozitive

Covid-19 po përhapet masivisht edhe në La Liga, pas rasteve të shumta te Barcelona dhe Real Madridi, Atletico ka njoftuar pak më parë 5 raste të reja pozitive.

Simeone, Koke, Griezmann, Herrera dhe João Félix janë të infektuarit pas përgjigjeve të testeve ditën e sotme.

“Pas pushimit të ligës, e gjithë skuadra dhe anëtarët e stafit të skuadrës së parë iu nënshtruan testeve PCR, sipas protokollit të LaLiga-s, ku Simeone, Koke, Griezmann, Herrera dhe João Félix kanë rezultuar pozitivë për COVID-19,” njofton klubi.

Të gjithë ata janë asimptomatikë dhe të izoluar në shtëpitë e tyre përkatëse, duke respektuar me përpikëri rekomandimet e autoriteteve shëndetësore. /albeu.com


Shtuar 30.12.2021 12:00