Nga Spanja: Juventus arrin akordin me lojtarin e Barcelonës

Juventus tashmë ka arritur një marrëveshje në parim me Moussa Sissoko, agjent i Ousmane Dembele.

Këtë lajm e shpalos gazeta katalanase ‘Sport’, gjithmonë e vëmendshme ndaj ngjarjeve të klubit blaugrana.

Transferimi në Torino i francezit, zbulon gazeta, duhet të bëhet në verë. Dembelé, të cilit i skadon kontrata me klubin katalanas dhe nuk e ka rinovuar ende, ka dhënë ok për t’u transferuar në Itali, por fillimisht duket i gatshëm të presë lëvizjet e PSG-së, klubi ku do të preferonte të shkonte.

Orët e ardhshme, shkruan ‘Sport’, do të jenë vendimtare./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.12.2021 12:02