Conte kërkon të bëjë “shopping” tek Inter

Tashmë dihet se Antonio Conte do të jetë tranjeri më i ri i Tottenham pas shkarkimit të Nuno.

Një nga kërkesat kryesore të teknikut italian ndaj klubit anglez ishte garancia për blerjen e disa lojtarëve “big”, gjë e cila është pranuar nga drejtuesit e Tottenham. Conte ka synim të bëj shumicën e transferimeve tek ish-ekipi i tij , Inter.

Conte pëlqen shumë Brozovic, i cili ende nuk ka rinovuar me Interin. Brozovic do të jetë ideali për Conten në mënyrën e organizimit të lojës dhe vizionit të kroatit.

Barella gjithashtu është një emër kryesor në kokën e Conte. Mesfushori më i mirë aktual në Itali, Barella ka deklaruar se nuk do të largohet nga zikaltërit dhe madje rinovimi i kontratës së tij është shumë pranë , por Conte do të tentojë njëherë të kënaq Interin dhe Barellan.

De Vrij dhe Lautaro Martinez janë dy emra të tjerë për teknikun e Tottenham. Lautaro Martinez më i “vakët” sepse sapo ka rinovuar me italianët dhe ndonjë klauzolë nuk ndodhet në kontratën e tij që të shqetësonte Interin në rast tentative nga anglezët./H.LL/albeu.com


Shtuar 2.11.2021 09:51