Conte kërkon përforcime në janar

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, ka bërë të ditur se ka njoftuar drejtuesit e klubit se dëshiron përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Trajneri italian ka thënë se pret që ekipi i tij të forcohet muajin e ardhshëm pasi ka nevojë për lojtarë.

Conte nuk i ka zbuluar pozitat në të cilat do të bëjë transferime, por ka insistuar se beson që disa futbollistë do t’i bashkohen Tottenhamit.

“Natyrisht, që pres përforcime. Unë kam nevojë për ta forcuar skuadrën dhe për këtë e kam njoftuar edhe klubin”, është shprehur Conte.


Shtuar 30.12.2021 17:28