Connor Withers merr çmimin “MVP i Javës

Federata e Basketbollit të Kosovës ka njoftuar se basketbollisti i Golden Eagle Yllit, Connor Ëhiters, është zgjedhur “MVP” i javës së shtatë në Superligë.

Whiters e fitoi këtë vlerësim pas paraqitjes në fitoren e Yllit ndaj Rahovecit 029, ku shënoi 16 pikë, regjistroi 7 kërcime dhe dha 7 asistime.

Të lidhura

None found

Përveç çmimit “MVP”, Whitters zuri vend edhe në “Top 5” të javës, së bashku me Divine Myles të Bashkimit, Kentrell Pullian të Vëllaznimit, Drilon Hajrizit të Trepçës dhe Muhamedali Janjevës të Borës.

Në fitoren e Bashkimit kundër Vëllaznimit, Myles u dallua me 23 pikë, 1 kërcim dhe 9 asistime. Te Vëllaznimi spikati Pullian, i cili realizoi 27 pikë, 6 kërcime dhe 6 asistime.

Hajrizi ishte më i dalluari për Trepçën në fitoren ndaj Sigal Prishtinës, me 13 pikë, 6 kërcime dhe 4 asistime. Në triumfin e Borës kundër Pejës, Janjeva shënoi 23 pikë, ndërsa regjistroi edhe 2 kërcime e 2 asistime.


Shtuar më 2.11.2026 11:32