Chiesa me superlativa për Ronaldon: Është nga një tjetër planet

Sulmuesi i Juventusit, Federico Chiesa ka këmbëngul se ish-bashkëlojtari i tij, Cristiano Ronaldo është nga një planet tjetër dhe ndihet i lumtur që ndau kohë me njërin nga lojtarët më të mirë në histori.

Chiesa ka folur për të luajturit me Ronaldon para largimit të tij në verë drejt Manchester Unitedit.

“Cristiano vjen nga një planet tjetër, ishte emocionuese të stërvitesha me të dhe të shihje se çfarë bën ai për të qenë kaq i fortë”, ka thënë fillimisht Chiesa.

“Unë pata fatin të kaloja pak kohë dhe të shikoja drejtpërdrejt një nga lojtarët më të mirë në historinë e futbollit”.

Italiani i Juves ka folur edhe për lideri i kampionatit italian, Interin, i cili gjendet aktualisht 12 pikë epërsi ndaj Zonjës së Vjetër.

“Ne nuk duhet të mendojmë për Interin. Ata po bëjnë diçka të jashtëzakonshme”.

“Ata ndihen mirë dhe kanë qëndrueshmëri. Ne duhet të qëndrojmë atje dhe të presim gabimet nga klubet përpara nesh. Duhet të fokusohemi vetëm te vetja”, përfundoi ylli italian. /albeu.com


Shtuar 29.12.2021 12:28