Arbana Osmani nuk duron më dhe publikon identitetin e ndjekëses: U zgjova me mallkime për fëmijët e mi

Personazhet publik duket sikur janë gjithmonë më të privilegjuarit e për më tepër prezantusja  e “Big Brother VIP” I cili është për momentin emisioni më i zhurmsëm. Arbana Osmani po jeton ditët më të suksesshme të karrierës së saj, por sot ajo ka zbuluar se çfarë përjeton përtej kamerave dhe dritave të skenës.

Ajo ka ndarë në një postim me ndjekësit në Instastory, ku zbulon se një person i ka dërguar asaj mesazhe ku uron më të këqijat për fëmijët e saj. Ironia është se personi në fjalë ka në foton e profilit, një foto me dy fëmijë.

“Sot u zgjova nga mallkimet e kësaj gruaje për fëmijët e mi; dhe ironia është se në foton e saj të profilit janë dy fëmijë. Doja t’i thoja kësaj zonje se urrejtja në përgjithësi dhe ajo në rrjet thjesht do dëmtojë atë si nënë, dhe të vegjlit e saj, dhe uroj që shumë shpejt të ketë një sistem ndalues për mesazhe të tilla; urrejtja në web nuk duhet kurrsesi të normalizohet.”, shkruan Arbana në mesazhin e saj.


Shtuar 29.12.2021 12:25