Chelsea nuk ka bërë hap fals ndeshjen e sotme ndaj Newcastle duke fituar me rezultatin e bindshëm 3-0.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin pa gola dhe pse rastet nuk munguan.
Në pjesën e dytë James shënoi në minutën e 65’ me një aksion kompakt të krijuar nga “blutë”.
James më pas në minutën e 77’ dyfishon shifrat duke shënuar dhe golin e tij të dytë personal për këtë ndeshjë.
Por ky rezultat zgjat vetëm pak minuta sepse në minutën e 81’ Jorginho shënon golin e tretë nga pika e bardhë e penalltisë.
Chelsea qëndron në krye të tabelës me kuotën e 25 pikëve e ndjekur pas nga Liverpool me 22 pikë./albeu.com