Chelsea i gatshëm ta rikthejë Hazardin

Chelsea është i gatshëm të rikthejë Eden Hazardin. Mediat angleze kanë bërë të ditur se klubi anglez është duke e monitoruar situatën e mesfushorit të Real Madridit.

Hazardi nuk ka arritur të lërë gjurmë te Real Madrid për shkak të problemeve të shumta me lëndimet.

Kjo ka bërë që klubi spanjoll të kërkojë skuadër të interesuar për belgun. Chelsea thuhet se është i gatshëm ta rikthejë lojtarin në “Stamford Bridge”.

30-vjeçari ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2024.

Ai është pjesë e klubit spanjoll që nga viti 2019 kur u transferua nga Chelsea për 115 milionë euro.


Shtuar 2.11.2021 17:31