Zeniti dhe Juventusi do të përballen sonte në kuadër të ndeshjeve të treta në fazën e grupeve të Champions League.
“Zonja e Vjetër” vjen nga një moment i mirë si në Champions ku ka dy fitore në dy ndeshje ashtu edhe në kampionat ku ka fituar 4 ndeshjet e fundit pas një nisje aspak positive.
Mungesë e rëndësishme për Allegrin vazhdon të jetë, Dybala, me sulmin që do të plotësohet nga Morata dhe Kean.
Skuadra italiane nuk do të ketë në dispozicion për këtë ndeshjen edhe De Ligt të dëmtuar dhe Rabiot i cili ka rezultaur pozitiv me Covid-19.
Juventusi ka arritur të fiotojë 7 nga 8 ndeshjet e fundit në kompeticionin më të rëndësishëm evropian për klube./albeu.com