Çekiçi sinjal Rejas, shënon super gol në Turqi (VIDEO)

Endri Çekiçi po zhvillon paraqitje të shkëlqyera në kampionatin turk me fanellën e Ankaragucu.

Sulmuesi pogradecar ishte sërish protagonist me gol për ekipin e tij në fitoren 3-0 ndaj Goztepe.

24 vjeçari shënoi golin e tretë për Ankaragucu, që vulosi dhe triumfin e tyre.  Një gol ky i Çekiçit që vjen para ndeshjeve të Kombëtares, ku Shqipëria nga data 25 deri në 31 të këtij muaji do luajë me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon. Mesfushori i dërgon kështu një mesazh trajnerit Edi Reja për një ftesë për kualifikueset.

Shtuar 14.03.2021 01:03