Brozovic: Një fitore e rëndësishme, duhet të punojmë më shumë për të fituar ndeshjet

“Truri” i Interit, Marcelo Brozovic, pas suksesit të arritur ndaj Torinos, u shpreh për mikrofonat e “DAZN”.

“Kjo është sigurisht një fitore e rëndësishme, sepse e dinim se do të ishte e vështirë. Ishim në vështirësi, por ato janë tre pikë shumë të rëndësishme. Humbja ndaj Bayernit? Duhet të mendojmë vetëm për të punuar më shumë për të qenë më intensic, për të ecur përpara dhe për të fituar.

E përsëris, është një fitore e rëndësishme për ne dhe për tifozët, shpresojmë të fitojmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 10.09.2022 20:46