Pasojat nga Covidi i gjatë/ Ankesa për problem me zemrën, mushkëritë dhe ankthin

Edhe pse e kane kaluar para disa muajsh apo edhe para një viti sëmundjen e Covid-19 shumë pacinetët vazhdojnë të kenë pasoja në shëndetin e tyre.

Mjeket e quajnë Covid i zgjatur apo long-covid dhe thonë se ka një numër të shtuar të atyre që paraqiten tek mjeku i familjes me ankesa të ndryshme të cilat variojnë që nga takikardite shqetësime të mushkërive apo dhe ankth.

Mjekët familjes në këto raste tregohen të kujdesshëm për te kuruar vetëm simptomat qe shfaqin pasi i lidhin me covidin që kanë kaluar.

Pra nëse një pacient shfaqet me takikardi nuk e çojnë detyrimisht të bëje një check up për zemrën, por kjo dhe bazuar dhe në historikun e sëmumdshmërisë së pacinetit të cilën çdo mjek familjeje e ka ne regjistrin e tij.

Studime të ndryshme ndërkombëtare kanë treguar se Covid-19 ka përshpejtuar në kohë disa sëmundje tek pacinetët siç janë problemet me diabetin problemet kardiovaskulare./tch

Shtuar 10.09.2022 20:42