Brentford do që të transferojë Reguilonin nga Tottenhami

Brentford dëshiron që ta huazojë Sergio Reguilon nga Tottenham në këtë afat kalimtar, shkruajnë mediet angleze.

Negociatat veçse kanë filluar në mes të dy klubeve angleze, por vendimi përfundimtar i përket spanjollit 27 vjeçar.

Për anësorin ka edhe shumë klube të tjera që janë të interesuar për shërbimet e tij, ndërsa në fillim të këtij muaji i përfundoi huazimi tek Manchester United. /klankosova/


Shtuar 14.01.2024 13:43