Bratu e lë jashtë fazës përgatitore, sulmuesi 22-vjeçar i Partizanit nis negociatat me Drenicën

Florin Bratu ka vendosur të përjashtojë tre futbollistë nga faza përgatitore që Partizani po zhvillon aktualisht në Pogradec për sezonin e ri të Superiores.

Të lidhura

None found

Mes lojtarëve të cilëve u është bërë e ditur se nuk bëjnë më pjesë në planet e trajnerit është edhe Besar Gudjufi, sulmuesi 22-vjeçar i krahut të djathtë. Sipas informacioneve të “Newsport.al”, ai ka nisur bisedimet për një kalim te Drenica, skuadër e Superligës së Kosovës.

Palët vazhdojnë të jenë në kontakt, por deri tani nuk kanë arritur ende një marrëveshje paraprake. Negociatat pritet të vijojnë deri në përmbylljen e tratativës.

Gudjufi iu bashkua Partizanit më 10 janar 2025 dhe në atë kohë u konsiderua pasuesi i Tedi Carës. Tashmë, sulmuesi duhet të mendojë për etapën e ardhshme të karrierës së tij. /Ermal SPAHIU/


Shtuar më 27.07.2026 12:57

En İyi ve Güvenilir Lisanslı Bahis SiteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetkumar siteleritürkiye nin en iyi yasal bahis sitesijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel girişbahis güvenilir bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş