“Braktis” Supersportin, ku do e shohim Lei Krajën tani e tutje? (FOTO LAJM)

Lei Krajan nuk do ta shohim më në Supersport. Moderatorja, e cila ka rënë gjithmonë në sy për bukurinë e zhdërvjelltësinë e saj në ekran, ka vendosur që tani e tutje të bëhet pjesë e një tjetër televizioni.

Lein tani e tutje do ta shohim në Euronews, megjithatë detaje të tjera mbi këtë zhvendosje mbetet t’i mësojmë ditët në vazhdim, shkruan Revista Who.

Vetë Lei nuk e ka bërë ende të ditur këtë lajm, duke preferuar të na e lërë surprizë daljen e saj në Euronews kur të vijë koha e duhur.


Shtuar 26.05.2021 15:28