Sven Botman vazhdon të refuzojë milionat e Newcastle, sepse vetë mbrojtësi holandez dëshiron kalimin te Milan në Seria A.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, mbrojtësi holandez ka zgjedhur skuadrën e Stefano Piolit, duke “shkelmuar” sheikët e skuadrës angleze.
Mbrojtësi i Lille u ka dhënë përgjigjje negative “qymyrxhinjve”, ndërsa tani Maldini dhe Masara mundtë bëjnë të mundur edhe transferimin, duke marrë parasysh se marrëdhënia mes klubeve është e mirë.
Siç raporton burimi në fjalë Botman e ka marrë vendimin, ku agjentët e tij arritën një marrëveshje në parim me drejtuesit e Milanit për një kontratë 5-vjeçare me një pagë prej 3.5 milion euro neto në sezon.
Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën e Lilës, 22-vjeçari është aktivizuar në Ligue 1 në 19 ndeshje nga ku ka realizuar 3 gola dhe ka dhuruar 1 asist. /h.ll/albeu.com