Borussia Dortmund rikthehet te fitorja, i afrohet zonës Champions (VIDEO)

Borussia e Dortmundit është rikthyer te fitorja në Bundesligë në ndeshjen e vlefshme për javën e 25 të kampionatit ndaj Herthas së Berlinit.
 
Një fitore e rëndësishme që i afroi verdhezinjtë me zonën Champions teksa e shohin veten në vendin e 5-të, vetëm 1 pikë larg Frankfurtit të vendit të 4-t.
 
Fillimisht në minutën e 56-të Julian Brandt kaloi në epërsi verdhezinjtë ndërkohë që fitoren e vulosi talenti Moukoko në minutën e 91-të, vetëm 7 minuta pasi kishte hyrë në fushë në vend të Reus. /albeu.com/


Shtuar 13.03.2021 21:09