Beteja “zjarri” për kreun dhe fundin e tabelës, e Para luan aktin numër 16

Ditën e sotme luhen katër ndeshje të Kategorisë së Parë. Në grupin A Burreli ka detyrën e vështirë të triumfojë në shtëpi ndaj Erzenit dhe të qëndrojë ngjitur me Dinamon në krye të renditjes së grupit A.

Ndeshja tjetër e këtij grupi është ajo mes Partizanit B dhe Orikut. Është një duel për mbijetesë, pasi dy skuadrat renditen në vendet e fundit dhe janë vetëm një pikë larg njëra-tjetrës. Ndeshja luhet në Kompleksin Internacional.

Në grupin B Lushnja mban fort mesin e renditjes dhe sot i duhet një fitore në “Roza Haxhiu” ndaj Flamurtarit me patjetër për të mos rrëshqitur në fund. Ndeshja tjetër është ndoshta më e forta e ditës së sotme.

Kryesuesja e grupit, Egnatia udhëton në Peqin për të luajtur si vendase ndaj Besës, një tjetër pretendente për ngjitjen në Superiore. Sot luhet edhe në grupin A të Kategorisë së Dytë dhe më poshtë ju paraqesim ndeshjet e planifikuara. Të gjitha ndeshjet e sotme të së Parës dhe së Dytës luhen në 13:30.


Shtuar 20.03.2021 11:24