“Rama ik”, Basha pritet me brohorima nga simpatizantët në Kuçovë

Kreu demokrat, Lulzim Basha ka vizituar sot Beratin. Basha është ndalur gjatë rrugës edhe në Kuçovë për të përshëndetur simpatizantë, të cilët kishin dalë në rrugë.

Mbështetësit e kanë pritur kryedemokratin me brohoritje, ndërsa edhe sot nuk kanë munguar thirrjet “Rama ik”, të cilat tashmë janë bërë të përhershme në takimet që zhvillon kryetari i opozitës.

Në një formë të tillë kreu i demokratëve është pritur edhe në qytete të tjera të vendit. Dje Basha ishte në qytetin e Gjirokastrës. /albeu.com/


Shtuar 20.03.2021 11:25