A do të jetë ky çifti i parë i “Përputhen+ 40”

“Për’puthen +40” ka nisur mbarë. Pas një takimi 4 minutash mes mësueses nga Lushnja, Gilberta Simonit dhe konkurrentit nga Përmeti, Ilir Lara, duket se kanë lindur pëlqimet e para.

Këtë e kanë konfirmuar vetë personazhet në një lidhje live në “Shqipëria Live”.

Gilberta dhe Iliri thanë se mes tyre ka lindur një shoqëri e mirë, por se çfarë do të ndodhë më vonë pritet ta shohim.

“Mund të themi që ka filluar një shoqëri e mirë, më vonë do ta shikojmë”, tha Gilberta.

Ndërsa Iliri e pranoi se mes tyre ka kimi dhe shtoi: “Është një shoqëri e vërtetë, ndjej kimi. Më ka pëlqyer Gilberta se është person që nuk do konflikte, ka dinamikë, më kërkon llogari, edhe pse është pak shpejt. Dua ta njoh, besoj se do të ketë gjëra të tjera interesante”.

Gjithashtu, Gilberta u zgjodh edhe si një nga konkurrentet më të preferuara nga njerëzit, që e vlerësuan atë për korrektësinë, sinqeritetin, kulturën dhe qetësinë. Ndërsa prezantuesja e emisionit, Bora Zemani bëri të ditur se së shpejti do të ketë hyrje të reja në program dhe surpriza interesante.


Shtuar 20.03.2021 11:10