Besfort Zeneli asiston në fitoren 3-1 të Suedisë ndaj Polonisë

Mesfushori kosovar Besfort Zeneli luajti 63 minuta si titullar në suksesin 3-1 të Suedisë kundër Polonisë, ndeshje e zhvilluar të hënën në mbrëmje në Grupin B4 të Ligës së Kombeve.

Të lidhura

None found

Zeneli paraqiti nivel të mirë në repartin e mesfushës dhe pati rol të rëndësishëm në golin e parë të takimit.

Suedia kaloi në avantazh në minutën e tetë, kur krosimi i futbollistit kosovar u shfrytëzua nga Benjamin Nygren, i cili realizoi me kokë.

Edhe vetë Zeneli iu afrua golit në minutën e 23-të. Pas një harkimi të Daniel Svensson, ai goditi me kokë, por topi kaloi pak mbi portën polake.

Polonia reagoi në fund të pjesës së parë dhe arriti të barazojë shifrat në minutën e 43-të me Sebastian Szymanskin. Kështu, ekipet shkuan në pushim me rezultatin 1-1.

Vendasit e nisën më fuqishëm fraksionin e dytë dhe rifituan epërsinë në minutën e 64-t me anë të Yasin Ayarit.

Vetëm tetë minuta më pas, Viktor Gyokeres shënoi golin e tretë të Suedisë, duke i dhënë fund çdo dileme për fituesin. Zeneli ishte zëvendësuar një minutë përpara realizimit të Ayarit, në minutën e 63-të.

Suedia regjistroi fitoren e dytë në po aq ndeshje në këtë edicion të Ligës së Kombeve. Pas triumfit 2-1 ndaj Rumanisë në përballjen e parë, suedezët kryesojnë Grupin B4 me gjashtë pikë.

Ndërkohë, Polonia pësoi humbjen e parë në grup. Pas barazimit 0-0 me Bosnjë-Hercegovinën në ndeshjen hapëse, polakët kanë vetëm një pikë.

Fitorja e fundit konfirmoi edhe dominimin e Suedisë ndaj Polonisë në ndeshjet e zhvilluara në tokën suedeze.

Sipas SVT Sport, Polonia nuk e ka mundur Suedinë në Suedi që prej vitit 1930.


sultanbeyli escortCasibomjojobetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyaljojobetjojobetjojobet girişjojobet girişHoliganbet girişHoliganbet girişHoliganbetcasibomcasibombahsegelsekabetjojobet