Benzema, rrugës drejt sezonit më të mirë në karrierë

Karim Benzema është njeriu në formë te skuadra e Real Madrid, por formën e mirë e ka përcjellë edhe te Përfaqësuesja e Francës.

Sulmuesi madrilen  ka realizuar nëntë gola dhe 7 asistime në 8 ndeshje si titullar këtë sezon.

Me këtë formë, francezi po shkon drejt sezonit më të mirë në karrierën e tij si futbollist, pasi e ka nisjen më të mirë të një edicioni ndonjëherë.

Në edicionin 2014/2015, Benzema arriti të shënonte 24 gola dhe 7 asistime në 29 ndeshje. /albeu.com/


Shtuar 14.10.2021 17:21

Tags: ,