Sulmuesi i Real Madrid, Karim Benzema, këmbëngul edhe një herë në dëshirën e tij për mbërritjen e Mbappes te Real Madrid.
Benzema u pyet dje nga TVE për mundësinë e ndarjes së dhomës së zhveshjes me bashkatdhetarin e tij.
“Më pëlqen të jem me të në ekipin kombëtar, pse jo në të ardhmen? Ai është një lojtar i madh, edhe pse për momentin ne duhet të respektojmë ekipin e tij”.
I këmbëngulur nga dëshira e tij për të luajtur me Mbappe, krah për krah Benzema përsëriti: “Pse jo? E kam thënë më parë dhe mund ta them përsëri. Sigurisht, një ditë do të kalojë”.
Kjo nuk është mundësia e parë që Benzema e ka pozicionuar qartë veten, duke kërkuar fatin dhe merkaton që Mbappe të bashkohet me Real Madridin sa më shpejt të jetë e mundur. /albeu.com/