Benzema gati të shënojë emrin e tij te legjendat e klubit, i mjafton vetëm një gol

Vizita e Valencias në Estadio Santiago Bernabeu mund të jetë një rast shumë i veçantë për sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema.

34-vjeçari aktualisht ka 299 gola për ‘Los Blancos’ dhe ai dëshiron të arrijë 300 golat sa më shpejt të jetë e mundur.

Ai ka një shans të mirë për ta bërë këtë kundër kundërshtarëve të së shtunës pasi ka shënuar 18 herë në 25 ndeshje kundër Valencias.

I ulur bukur si golashënuesi më i mirë i La Liga Santander, Benzema ka çdo mundësi për të shënuar golin numër 300 dhe për të çimentuar vendin e tij mes legjendave të Real Madridit.

Një arritje mbresëlënëse duke pasur parasysh kritikat që ai ka marrë gjatë gjithë kohës së tij në kryeqytetin spanjoll.

Sidomos kur Cristiano Ronaldo dhe Gareth Bale ishin në të dyja anët e tij, Benzema u kritikua se nuk ishte në të njëjtin nivel me dy nga lojtarët më të mirë të botës në atë kohë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 8.01.2022 16:44