Momentet pas kaosit në PD, deputetët dalin nga selia me sy të skuqur (FOTO LAJM)

LSA ka fiksuar momentet kur deputetët e PD-së, Agron Gjekmarkaj dhe Ferdinand Xhaferraj dalin nga selia blu me sy të skuqur nga gazi lotsjellës.

Kujtojmë se situata në Partinë Demokratike përshkallëzoi në dhunë pas protestës së Sali Berishës për marrjen e godinës së selisë blu.

Protestuesit u treguan mjaft të vendosur për hapjen e dyerve të blinduara dhe duket se për këtë qëllim kishin marrë edhe mjete të shumëllojshme me vete, si varre, kazma, leva hekuri e matrapik.

Ata arritën që të shqyenin dyert e vendosura poshtë pas insistimit të tyre, por në fund hasën në rezistencën e Policisë, e cila pretendoi se deputetëve që ndodheshin brenda selisë po u rrezikohëj jeta./albeu.com/