Bekim Balaj s’ka konkurrencë, bomberi shkodran me sytë nga “Këpuca e Artë”

Bekim Balaj është padyshim një nga pikat kyçe të kësaj Vllaznie që po tregon se është një konkurrent serioz për titullin kampion.

Me fitoren e djeshme ndaj Tiranës e vërtetuan diçka të tillë dhe sigurisht nuk kishte si të mungonte kapiteni në tabelën e golashënuesve.

Bekim Balaj në ndeshjen e djeshme përballë bardhebluve në “Loro Boriçi”, tundi dy herë rrjetën, duke shkuar kështu në kuotën e 15 golave sezonalë, të cilët i ka shënuar në 25 ndeshje. Statistika fantastike për 33-vjeçarin që po tregon se mosha është thjeshtë një shifër.

Gjithashtu me dy golat e shënuar së fundmi, Balaj është vetëm 1 gol larg golashënuesit më të mirë të sezonin të shkuar.

Florent Hasani shënoi 16 gola me fanellën e Tiranës sezonit e fundit, shifër që mund të arrihet dhe kalohet fare thjeshtë nga Balaj, me shkodranin që ka edhe shumë ndeshje në dispozicion.

Duke vazhduar me këto hapa, Balaj është me një këmbë në “këpucën e artë”, ku ndjekësin më të afërt në këtë garë ka shokun e ekipit Ildi Grudën. Ky i fundit është në kuotën e 8 golave.


Shtuar 4.03.2024 14:21