Bayerni në kërkim të zëvendësuesit të Flick, del skenë emri i Erik ten Hag

Bayerni Munich ka nisur punën për të gjetur pasuesin e Hans-Dieter Flick, i cili zyrtarizoi largimin në fund të sezonit, pasi me shumë mundësi do të marrë drejtimin e kombëtares gjermane, me përfundimin e Kampionatit Europian, kohë kur do të largohet trajneri aktual i pancerave, Joachim Low.

Në listën e gjatë të kandidatëve për stolin e bavarezëve gjendet edhe trajneri aktual i Ajaxit, Erik ten Hag, i cili po bën një punë shumë të mire në drejtimin e harkëtarëve.

Ten Hag, i cili është nën kontratë me holandezët deri në 2022-shin, pëlqehet shumë nga drejtuesit e klubit gjerman të cilët do të bëjnë maksimumin për ta afruar sezonin e ardhshëm.


Shtuar 22.04.2021 13:11