Bayern Munich siguron me kontratë të re talentin kosovar Erblin Osmani

Gjiganti gjerman i futbollit, Bayern Munich, ka konfirmuar zyrtarisht lidhjen e një marrëveshjeje të gjatë me të riun me origjinë nga Kosova, Erblin Osmani.

Mesfushori premtues kosovar ka firmosur një kontratë si profesionist me kampionët bavarezë, të cilët e bënë të ditur lajmin përmes kanaleve të tyre në rrjetet sociale.

Të lidhura

None found

Sipas njoftimit zyrtar, “FC Bayern ka rinovuar para kohe kontratën e Erblin Osmanit. Talenti 17-vjeçar i qendrës së mesfushës iu bashkua akademisë së të rinjve të kampionëve gjermanë që në hapjen e kampusit në vitin 2017 dhe prej asaj kohe ka kaluar me sukses të gjitha shkallët e ekipeve të moshave”.

Edhe drejtuesit e klubit nga Allianz Arena janë shprehur të kënaqur me këtë marrëveshje, duke theksuar vlerësimin e lartë që kanë për Osmanin.

Jochen Sauer, Drejtor i Zhvillimit të të Rinjve, u shpreh: “Erblini është një djalë i Mynihut dhe një talent autentik i rritur në familjen e FC Bayern. Ai tashmë ka bërë debutimin me skuadrën e parë dhe ne kemi besim të plotë në potencialin e tij për t’u rritur më tej. Jemi të lumtur që Erblin do të vijojë të hedhë hapat e ardhshëm së bashku me ne”.

Rruga e Osmanit drejt akademisë së Bayernit nisi nga TSV Milbertshofen, kur ai iu bashkua ekipit U9. Në sezonin e shkuar, ai aktivizua fillimisht me U17 dhe më pas me U19, ndërsa në muajin mars përjetoi debutimin me ekipin e parë në Allianz Arena, nën urdhrat e trajnerit Vincent Kompany, në fitoren 4-0 të Bundesligës kundër Union Berlin.

Planet për sezonin e ardhshëm e shohin atë të luajë fillimisht me skuadrën U19. Marrëveshja e re do të shndërrohet në mënyrë automatike në një kontratë si lojtar me liçensë sapo Osmani të arrijë moshën 18-vjeçare.


matbetmatbetholiganbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetGrandpashabetJojobetJojobetJojobetJojobetjojobetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet giriş