Bayern befasohet në shtëpi, pëson humbjen e parë në Bundesliga (VIDEO)

Baytern është shokuar duke u mposhtur 1-2 në shtëpi nga Frankfurt.

Bavarezët kaluan të parët në avantazh me Goreckën në minutën e 29-të të takimit i cili shfrytëzoi saktësisht një pasim të Levandovskit. Por avantazhi i bavarezëve zgjati vetëm 3 minuta, pasi Hintereger vendosi baraspeshën duke shtangur Bajernin.

Në pjesën e dytë, Nagelsman tentoi të gjente fitoren duke hedhur në fushë Musiala dhe Sabicer, por ishin sërish miqtë që gjetën golin e avantazhit në minutën e 83-të me Kostiç.

Humbja e parë për trajnerin Julian Nagelsman që pas uljes në stolin e Bajernit, por që ngushëllohet me faktin që skuadra e tij ndodhet ende në krye të Bundesligës.


Shtuar 3.10.2021 19:37