Barcelona ndryshon kurs pas pengesës për Julian Alvarez, piketon Darwin Nunezin

Darwin Nunez ka hyrë në listën e alternativave që Barcelona po vlerëson për të përforcuar repartin ofensiv gjatë verës me një kosto më të përballueshme.

Të lidhura

None found

Mundo Deportivo raporton se Julian Alvarez vazhdon të jetë zgjedhja e parë e klubit katalanas. Megjithatë, realizimi i kësaj lëvizjeje është ndërlikuar ndjeshëm, pasi Atletico Madridi ka përjashtuar zyrtarisht mundësinë që argjentinasi të largohet.

Përballë kësaj pengese, drejtuesit e Barcelonës kanë filluar të shqyrtojnë kandidatura të tjera që kërkojnë më pak shpenzime për përforcimin e sulmit.

Nevoja për një tjetër futbollist ofensiv mund të shtohet në rast të largimit të Ferran Torresit nga “Camp Nou”. Sulmuesi spanjoll vijon të përflitet për një transferim te Paris Saint-Germain.

Në rrethana të tilla, departamenti sportiv i Barcelonës po ndjek nga afër situatën e Darwin Nunezit si një prej opsioneve të mundshme.

Uruguaiani i është bashkuar aktualisht Al Hilalit në kampin përgatitor që po zhvillohet në Austri, ndërsa pozicioni i tij në klubin saudit nën drejtimin e trajnerit Simone Inzaghi vazhdon të jetë i paqartë.

Futbollisti 26-vjeçar nuk është aktivizuar në kampionatin saudit që prej muajit shkurt. Pas transferimit të Karim Benzemas, kufizimet e rregullores bënë që ai të mbetej jashtë listës së lojtarëve të huaj.


Shtuar 23.07.2026 08:45

matbetmatbetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibomcasibomşanlıurfa konteynerBetpasPusulabet girişbetciobetcio girişİmajbetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetJojobetStarzJojobetStarzbetjojobet güncel girişkingroyalgrandpashabetgrandpashabetganobetcasibombetciojojobetgrandpashabet girişcasibom