Barcelona mbyll marrëveshjen për Gabriel Jesus, sulmuesi i Arsenalit pritet të kryejë testet mjekësore

Barcelona ka gjetur gjuhën e përbashkët me Arsenalin për transferimin e sulmuesit brazilian Gabriel Jesus, në një zhvillim të papritur gjatë këtij afati kalimtar.

Të lidhura

None found

Fabrizio Romano ka raportuar se klubet kanë arritur një marrëveshje verbale dhe kanë nisur procedurat për përgatitjen e dokumentacionit përfundimtar.

Sipas gazetarit të njohur të transferimeve, lojtari brazilian do të udhëtojë drejt Spanjës për t’iu nënshtruar kontrolleve mjekësore, të cilat janë planifikuar të zhvillohen të hënën.

Nëse procedurat vijojnë pa probleme, zyrtarizimi i marrëveshjes mund të bëhet brenda 24 orëve.

Klubi katalanas pritet të paguajë rreth 10 milionë euro si shumë bazë për kartonin e Gabriel Jesus, ndërsa kontrata parashikon edhe bonuse që mund të ndikojnë në rritjen e vlerës së përgjithshme të transferimit.

Raportohet gjithashtu se sulmuesi ka dhënë miratimin e tij për kalimin te Barcelona, ndërsa të dyja palët po punojnë për mbylljen e dokumentacionit.

Lëvizja është kërkuar nga drejtori sportiv i Barcelonës, Deco. Ndërkohë, sipas Fernando Polos të Mundo Deportivo, klubi katalanas e konsideron brazilianin një përforcim të rëndësishëm për repartin e sulmit.

Me përvojën e krijuar në Ligën Premier dhe në përfaqësuesen e Brazilit, Gabriel Jesus pritet t’i ofrojë Barcelonës më shumë mundësi në repartin ofensiv, si dhe konkurrencë për një vend në formacion.

Finalizimi i dokumenteve dhe përfundimi me sukses i testeve mjekësore janë hapat e fundit për ta bërë zyrtar një prej transferimeve më befasuese të Barcelonës gjatë këtij afati kalimtar.


sultanbeyli escortiptv satın almarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisstarzbetjojobetcasinofastcasibomcasibomcasibomcasibommarsbahismarsbahismarsbahispusulabetpusulabetpusulabetHoliganbetmatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetstarzbetjojobetdeneme bonusu veren yeni sitelerHoliganbetjojobet girişsekabetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişJojobetjojobet girişJojobetMarsbahisHoliganbetmarsbahismarsbahis girişjojobet girişjojobetjojobet