Barcelona kërkon t’i “pastrojë”, Pjanic dhe Umtiti refuzojnë të largohen si lojtarë të lirë

Klubi katalunas dëshiron të shpëtojë nga pagat e disa lojtarëve dhe shkaku i pandemisë së COVID-19, por janë duke pasur probleme me disa nga lojtarët e ekipit të parë.

Si rezultat i kësaj, bordi ka propozuar t’ia ndërprejë kontratën dyshes, njësoi siç bën me Matheus Fernandes, që u largua këtë muaj.

Sidoqoftë, sipas Marca, Umtiti dhe Pjanic kanë dy vite, respektivisht tre në kontratë, andaj kanë hedhur poshtë mundësinë e largimit.

Umtiti është i hapur të largohet nëse vjen ndonjë ofertë serioze, me blaugranasit që do pranojnë ofertë në vlerë 15 milionë euro.

Ndërkohë, boshnjaku dëshiron të ‘luftojë’ për pozitën në formacionin bazë.


Shtuar 5.07.2021 08:23