Barcelona ka humbur rreth 130 milion euro në sezon prej largimit të Messi-t

Largimi i Lionel Messi ishte një “goditje” fatale për ekipin spanjoll.

Përveç karakteristikave dhe talentit të tij, tashmë Barcelonës i mungojnë dhe të ardhurat prej tij. Messi ishte në gatishmëri të hiqte dorë nga gjysma e rrogës së tij vetëm që të qëndronte tek klubi spanjoll por Barcelona nuk mundej t’i paguante as atë.

Messi nuk ishte vetëm një lojtar kryesor tek ekipi katalanas, por edhe një burim të ardhurash. Messi i siguronte Barcelonës vetëm nga sponsorat rreth 130 milion euro në sezon, gjë që të cilën tashmë nuk i merr. Problemet financiare për Barcelonën janë të mëdha kur tani momentalisht ajo ka një borxh prej 1,4 miliard eurosh.

Para se Messi të largohej nga Barcelona, klubi ishte gati të nënshkronte një kontratë me një kompani që tregton kriptomonedha, por kur kompania mori vesh që Messi do të largohej nga Barcelona ata hoqën dorë nga firmosja e kontratës. Ky sponsor do t’i sillte arkave të ekipit 70 milion euro në sezon.

Pra mungesa  e Messi-t nuk ndjehet vetëm brënda fushës por edhe jashtë saj tek arkat e klubit./h.ll/albeu.com


Shtuar 7.11.2021 12:14