Barcelona e Xavi-t pa “shtyllë kurrizore”, çfarë pritet të ndryshojë tekniku spanjoll në ndeshjen e ardhshme

Barazimi ndaj Rayo Vallecanos në ndeshjen e parë të La Liga-s në Camp Nou ishte një rezultat i papritur për Barcelonën.

Skuadra e Xavi-t shpresonte ta fillonte sezonin me tre pikë në shtëpi, veçanërisht pas shijes së mirë që lanë katalanasit gjatë parasezonit.

Edhe pse është e vërtetë që skuadra krijoi mjaft shanse per gol, edhe kundërshtari nuk qëndroi shumë pas.

Një lojë e hapur dhe e pakontrolluar që mund të kuptohet përmes shkëputjes së bërthamës që pësoi ekipi i Barçës .

Gavi dhe Pedri kishin një performancë që la për të dëshiruar. Të dy ata mezi realizuan 45 pasime dhe 66 prekje të topit, shumë larg asaj çka pritet.

Për ta krahasuar, Busquet kishte shifra më të larta sesa dy mesfushorët së bashku.

Ata zëvendësuan nga Kessie dhe De Jong, dhe interesant është fakti se holandezi i ardhur nga stoli realizoi më shumë pasime të suseshme se Gavi.

Të djelën Barcelona do të luaj në Anoeta, ku Xavi do të duhet të gjejë një zgjidhje për të rritur performancën në mesfushë  edhe pse Pedri dhe Gavi janë qendra e projektit të klubit dhe ky nuk është aspak një lajm i mirë për klubin që po tenton të kthehet në maja./albeu.com


Shtuar 16.08.2022 12:04