Barcelona dhe Juventus synojnë lojtarin e Manchester Utd

Zërat e merkatos shtohen çdo ditë dhe thashethemet lulëzojnë nëpër media.

Tashmë po flitet se Juventus dhe Barcelona janë në garë për sulmuesin e Manchester United,Greenwood. 20-vjeçari është i pakënaqur me minutat që po merr nga tekniku gjerman dhe po mendon të largohet nga anglezët.

Sipas “Daily Mirror”, Juventus dhe Barcelona kanë filoluar të shfaqin interes për lojtarin. Gjithashtu flitet se edhe Arsenal po kërkon informacion rreth lojtarit. Greenwood ka një kontratë deri në verën e 2025 me klubin anglez, por nëse dëshira e tij është për tu larguar nga klubi, anglezi do të luante një rol shumë të rëndësishëm në transferimin e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 17.12.2021 11:21