Barcelona dhe Juventus po mendojnë një tjetër shkëmbim të bujshëm, sërish Pjanic pjesë

Aventura e mesfushorit Miralem Pjanic te Barcelona mund të jetë drejt fund në fund të sezonit.

Pas një sezoni në të cilën boshnjaku mezi ka luajtur nën urdhrat e Ronald Koeman, ai mund të largohet dhe të rikthehet te ish skuadra, Juventus.

Sipas RAC1, Barcelona dhe Juventus biseduan dhe analizuan mundësinë e shkëmbimit mes Pjanic dhe Rodrigo Bentacur.

Pjanic do rikthehej te “Zonja e Vjetër” dhe uruguaiani do nënshkruante për Barcelonën në një marrëveshje të njëjtë si ajo e viti të kaluar, mes Pjanic dhe Arthur.

Barcelona e ka ndjekur Bentacur për disa vite, derisa mbetet të shihet nëse do këtë negociata të avancuara pasi të përfundojë sezoni.

Këtë edicion, Pjanic ka zhvilluar 1275 minuta në 28 ndeshje, ndërsa nuk ka zhvilluar asnjë minutë që nga barazimi me PSG-në.

Lidhja e mirë mes dy klubeve mund t’iu ndihmojë që shkëmbimi të kompletohet.


Shtuar 11.05.2021 11:56