Zbrazën çiften në ajër: Arrestohen 4 të rinj në Berat, procedohet i mituri

Policia e Beratit ka arrestuar katër të rinj pasi kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjithashtu, është proceduar një 17 vjeçar.

Bëhet me dije se gjatë kontrollit të banesave të të rinjve, u gjetën dhe sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike dhe arma e zjarrit.

Të arrestuarit janë: Luftar Fatia 20 vjeç, Ali Guri 19 vjeç, Desian Shamo 20 vjeç dhe Emiljano Fushtani, 19 vjeç.

Njoftimi i policisë:

Qëlluan me armë zjarri në ajër, identifikohen dhe vihen në pranga nga Policia, 4 persona. Sekuestrohet arma e zjarrit, pushkë gjysmë automatike. Gjatë kontrollit të banesave të personave të arrestuar u gjetën dhe u sekuestruan fidanë cannabis, fishekë, shkop dhe dorezë metalike.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet të Komisariatit Berat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: L. F., 20 vjeç, A. G., 19 vjeç., D. Sh., 20 vjeç dhe E. F., 19 vjeç, të katërt banues në lagjen Çlirim, Berat, si dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi i mitur M. Z., 17 vjeç.

 


Shtuar 11.05.2021 12:03