Barazimi pa gola ndaj Sampdorias, Allegri ankohet: Kemi jashtë Pogban dhe Chiesan

 

Misimilliano Allegri ka bërë analizën e ndeshjes pas barazimit pa gola në trasfertë ndaj Sampdorias.

“Ne nuk kemi pësuar gol në këto dy ndeshje. Sampdoria bëri një pjesë të parë të mir dhe ne bëmë një pjesë të dytë të mirë. Patëm një shans të artë në fund, por ky është futbolli. Nuk duhet vrapuar mbrapa. Ndodhi edhe me Sassuolon, është turp që lamë dy pikë”, është shprehur fillimisht Allegri.

Sulmuesi kryesor i skuadrës, Dusan Vlahovic ra shumë pak në kontakt me topin në këtë ndeshje, dhe për këtë Allegri u shpreh.

“Në pjesën e parë nuk bëmë mirë, Sampi vrapoi shumë. Në pjesën e dytë, Dusan luajti më mirë, ai duhet të jetë pak më i qetë kur është në kontakt me topin”.

I pyetur nëse ky Juventus është më i fortë së vitin e kaluar, tekniku italian tha:

“Një gjë është e sigurtë, kemi jashtë Pogba dhe Chiesa që janë lojtarë të rëndësishëm. Ka një dëshirë për të bërë diçka të madhe, jemi pak prapa të tjerëve dhe duhet pak durim. Të mos pësosh gol në dy ndeshje është diçka pozitive, tani le të përgatitemi për ndeshjen e madhe ndaj Romës”../albeu.com


Shtuar 22.08.2022 23:26