Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, futbollisti i Barcelonës, Raphinha, dyshohet se është dëmtuar financiarisht nga babai i tij, Rafael Belloli.
Bëhet e ditur se për një periudhë disa vjeçare, babai i tij ka mbajtur 80 për qind të të ardhurave që vinin nga të drejtat e imazhit dhe marrëveshjet komerciale të lojtarit, pa qenë në dijeni vetë Raphinha.
Të lidhura
None found
Situata, sipas raportimeve, doli në pah në momentin kur braziliani dhe bashkëshortja e tij tentuan të blinin një rezidencë me vlerë 10 milionë euro në Barcelonë. Gjatë këtij procesi, institucionet financiare e njoftuan se gjendja e tij bankare ishte shumë më e ulët sesa ai mendonte.
Pas këtij zbulimi, thuhet se Raphinha ndërpreu çdo lidhje financiare, profesionale dhe personale me të atin.
Menaxhimi i karrierës së tij dhe i kontratave reklamuese më pas iu besua vjehrrit të tij, Alexandre Madeira, i cili është agjent i akredituar nga FIFA.
Në rrjetet sociale reagoi edhe gruaja e Raphinhas, Natalia Belloli, e cila hodhi poshtë pretendimet se ata janë të varfër ose se po kalojnë krizë financiare, duke theksuar se vazhdojnë të jenë të pasur.
Dyshimet për vështirësi financiare e kanë lidhur lojtarin me një lëvizje të mundshme gjatë verës në Superligën e Arabisë Saudite, megjithatë Barcelona mbetet e vendosur ta mbajë në skuadër.
