Atletico nuk gjen “hapësirë” për Joao Felix, Chelsea gati për 23-vjeçarin portugez

Joao Felix, një ndër më të mirët e Portugalisë në Kupën e Botës, “Katar 2022”, me 1 gol e 2 asista në 4 ndeshje, është i detyruar të ndryshojë skuadër, sepse tek Atletico Madrid gjetja e hapësirës mesa duket është shumë e vështirë.

Shumë klube i kanë sytë te sulmuesi, duke filluar nga Chelsea, që sipas raportimeve të mediave,  duken të gatshm për ta blerë “superyllin” luzitan me formulën e huazimit 6-mujor me detyrim blerje në fund të sezonit aktual, por shifra përfundimtare ende nuk bëhet e ditur. /albeu.com


Shtuar 27.12.2022 18:16