Arsenali raportohet se ka marrë miratimin e Atletico Madridit për transferimin e sulmuesit Julian Alvarez.
Klubi londinez ka paraqitur një ofertë që përfshin 50 milionë euro dhe kartonin e Viktor Gyokeres, duke përmbushur kështu të gjitha kërkesat e “Los Rijoblancos”.
Të lidhura
None found
Sipas “El Chiringuito”, realizimi i marrëveshjes tani varet vetëm nga miratimi i dy futbollistëve, të cilët ende nuk kanë arritur akord me klubet përkatëse.
Dëshira e Alvarez ishte që karrierën ta vazhdonte te Barcelona. Klubi katalanas ofroi 100 milionë euro për të, por propozimi u hodh poshtë menjëherë nga Atletico Madridi.
Ndërkohë, mbetet e paqartë se cili është qëndrimi i Gyokeres, pasi gjatë edicionit të kaluar ishte një nga lojtarët kryesorë të “Topçinjve”, me të cilët fitoi titullin e Ligës Premier dhe mbërriti në finalen e Ligës së Kampionëve.
