Askush si Lionel Messi, 1 gol dhe 5 asiste në një ndeshje

Lionel Messi ishte i papërmbajtshëm me Inter Miamin në sfidën kundër New York Red Bulls, ndeshje kjo që përfundoi në favor të skuadrëqs së argjentinasit me shifrat 6-2.

Në këtë përballje kampioni i botës ishte protagonist në të 6 golat e Inter Miamit.

“Pleshti” shënoi një gol dhe dhuroi pesë asiste, duke u bëri i pari lojtar që e arrin një statistikë të tillë në futbollin profesionist.

Messi është bërë i pari lojtar në historinë e futbollit që ka arritur statistikën e 1200 gola dhe asiste.

Më saktësisht 833 gola dhe 372 asiste në 1058 ndeshje, ndërsa sa i përket vitit 2024 në 11 ndeshje argjentinasi ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar 11 asiste.


Shtuar 5.05.2024 16:33