Arsyeja se përse Pele dhe Maradona nuk kanë fituar Topin e Artë

Shumë kampionë të mëdhenj të historisë së futbollit nuk kanë pasur shansin të fitojnë Topin e Artë. Trofe i prekur, por asnjëherë i arritur. Nëse kampionët e mëdhenj janë nominuarë, pa fituar ndonjëherë, të tjerët nuk e kanë pasur kurrë mundësinë.

Të gjykuar nga bota e futbollit si futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Maradona dhe Pele nuk e kanë Topin e Artë. Arsyeja? Ata nuk janë nominuarë kurrë në edicionet e ndryshme nga vitet 50-90, apo dekadat në të cilat krijuan mitin e tyre.

Topi i Artë ishte në dekadat e para një çmim që iu jepej lojtarëve evropianë. Disa prej tyre, Sivori dhe Di Stefano, mundën ta fitonin çmimin vetëm falë paraardhësve nga kontinenti i vjetër, ndërsa Maradona dhe Pele nuk e patën kurrë këtë mundësi për shkak të pasaportave, përkatësisht argjentinase dhe braziliane.

Në vitin 1996, pas tërheqjes së tij nga bota e futbollit dhe zgjerimit të çmimit për çdo futbollist botëror, Diego Maradona e fitoi Topin e Artë për arritje në karrierë. Një njohje për të kompensuar mungesën e çmimit kryesor gjatë viteve të tij të arta.

Në vitin 1999, megjithatë, Pele u votua “Futbollisti i Shekullit” nga 34 fitues të mëparshëm të Topit të Artë. Sir Matthews, Sívori dhe Best abstenuan, ndërsa Jasin vdiq. 17 vota, më shumë se gjysma, krahasuar me Maradonën, i cili kishte marrë titullin e karrierës tri vite më parë. Ky titull iu dorëzua “O Rei” vetëm më 2014.

Është e pamundur të dihet në retrospektivë nëse Maradona dhe Pele do të kishin fituar një, dy apo pesë edicione të Topit të Artë, nëse rregullorja do të ishte ndryshe. Megjithatë, disa vite ishin aq dominuese nga ana e dy amerikano-jugorëve, saqë duket e pamundur, edhe përballë fituesve të mëdhenj të atyre edicioneve, të shohësh përtej argjentinasit dhe brazilianit.

Në vitin 1958, Pele shënoi rreth 66 gola, duke fituar Kupën e Botës në moshën 18 vjeç. Braziliani do të kishte triumfuar qartë.

Në vitin 1962 Pele fiton Kupën e Botës së tij të dytë kundër Çekosllovakisë së Masopustit, fitues i Topit të Artë. Edhe këtu, një triumf i lehtë për brazilianin.

Më 1970, Pele shkatërroi Italinë në finalen e Kupës së Botës, por Topi i Artë përfundoi në duart e Muller. Disa dyshime të tjera, por forca është aq e madhe sa ai i afrohet titullit të tretë.

Më 1986, Maradona e tërhoqi Argjentinën drejt fitores në Kupën e Botës, me golin e shekullit dhe “Dorën e Zotit”. Topi i Artë shkoi për Belanov, një çmim i lehtë për “Pibe de Oro”, nëse nuk do të kufizohej vetëm tek europianët./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 30.11.2021 12:31