Autokolona e shqiptarëve të diasporës, të cilët janë nisur nga Londra dhe vende të tjera drejt Shqipërisë për t’iu bashkuar protestës së sotme në Tiranë, ka mbërritur në qytetin e Lezhës.
Të lidhura
None found
Siç shihet edhe në pamje, dhjetëra automjete me flamuj kuqezi kanë krijuar një autokolonë kilometrike, ndërsa emigrantët kanë vijuar rrugëtimin me boritë e makinave.
Sipas organizatorëve, ky mobilizim synon të tregojë se zëri i shqiptarëve dëgjohet jo vetëm brenda vendit, por edhe përtej kufijve të tij.
Diaspora do iu bashkohet nesër protestuesve në Tiranë, të cilët prej shumë ditësh po kërkojnë largimin e qeverisë Rama.
