Arsenali ka siguruar një sukses të rëndësishëm në transfertë, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin 1-0.
Të lidhura
None found
Edhe pse kampionët e Anglisë u përballën me vështirësi gjatë ndeshjes, goli i Bukayo Sakës në fraksionin e dytë ishte i mjaftueshëm për t’u dhënë tri pikët.
Aston Villa pati rastin më të mirë në 45 minutat e para. Në minutën e 12-të, Emiliano Buendia goditi traversën, duke iu afruar avantazhit.
Pas pushimit, Arsenali kërkoi të reagojë. Në minutën e 55-të, Bukayo Saka u rrëzua brenda zonës së Aston Villas, por arbitri nuk akordoi penallti. Edhe pas konsultimit me VAR, vendimi mbeti për të vijuar lojën pa 11-metërsh.
Vetëm katër minuta pas këtij momenti, londinezët gjetën golin vendimtar. Riccardo Calafiori shërbeu për Sakan, i cili goditi saktë nga brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Me këtë fitore në një prej transfertave më të vështira të kampionatit, Arsenali ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e Ligës Premier.
